Tragjedi në Moskë, vdes motoristi Antonelli (Video)


Një tragjedi ka ndodhur sot në Rusi. Andrea Antonelli e ka gjetur vdekjen në qendrën mjekësore të Moscow Raceway, si rezultat i një aksidentit të tmerrshëm të pësuar në xhiron e parë të javës së provave të ‘Mondial Supersport’, kategoria kadete në Superbike.
Motoristi nga Castiglione del Lago i Perugias, 25 vjeç, e ka humbur kontrollin me motorin Kawasaki ZX-6R të tij, në shpejtësinë prej afro 250 km/h, ndërsa më pas u shtyp nga bashkëkombësi Lorenzo Zanetti me Hondan e tij. Gara u ndërpre menjëherë, ndërsa ajo vazhdoi dikur më vonë Tragjedi në Moskë, vdes motoristi Antonelli (Video)