Dhjete sekondat qe e ndane Pacollin nga vdekja

Diferencen ndermjet jetes dhe vdekjes e kane ndare sekondat. Zv/kryeministri i pare i Kosoves, Behgjet Pacolli, gazetari Milaim Zeka, nje pacient qe dergohej me donacion te Pacollit per sherim ne Zvicer, shoqeruar me nje familjar te tij, dy pilote dhe nje stjuardese, kane mundur sot te jene statistika vdekjesh ne Kosove.

Rrjedhja e kerozines nga rezervuari i aeroplanit privat te Behgjet Pacollit, nese do te ngrihej vetem 10 sekonda me vone per fluturim, dyshohet se do te shkaktonte shperthimin e fluturakes dhe do te ishte fatal per personat qe ndodheshin ne bord, shkruan Tribuna.

Rrjedhja e panderprere e kerozines, ne momentin e ngritjes se avionit ne ajer dhe nga presioni i eres, dyshohet se do ta drejtonte ate mbi motoret, te cilet nga temperatura e larte do te shperthenin menjehere. Dhjete sekondat qe e ndane Pacollin nga vdekja