Motrat Kardashian me linjë të re të veshjeve

Motrat Kim, Kurtni dhe Kloe Kardashian, kanë bashkuar forcat me kompaninë Lipsy për të nxjerrë në treg një linjë të rrobave. Bashkëpunimi me Lipsy shënon kontratën e dytë me kompanitë britanike, pasi motrat Kardashian vitin e kaluar patën bashkëpunuar edhe me Dorothy Perkins për një linjë të veshjeve. “Jemi të lumtur t’iu njoftojmë se motrat Kardashian dhe Lipsy do të nxjerrin në treg një linjë të rrobave që i dedikohet enkas tregut anglez”, ka deklaruar një zyrtar i lartë i kompanisë britanike.

Motrat Kardashian me linjë të re të veshjeve