Zhvishet Françeska e Big Brother


Për më shumë se një vit që Françeska Jaçe mori famë nga pjesëmarrja në lojën e “Big Brother 5”, kurioziteti për jetën e saj private e veçanërisht ndonjë historie dashurie nuk mungoi.
Françeska, e cila sapo ka përfunduar shkollën e mesme dhe po përgatitet për të filluar studimet për Gazetari, tregon më shumë për djemtë me të cilët është përfolur, nisjen e punës në televizion këtë sezon të ri dhe ofertave për martesë që ka marrë, edhe pse është vetëm 20 vjeç.
“Po, dhe pushimet e tjera do i kaloj në Dhërmi e Spanjë së shpejti. Sa për pyetjen për të dashurin, mund të them se jam super beqare në këto momente, pasi sapo jam ndarë nga një lidhje e veçantë. Kjo është dhe arsyeja pse po shijoj vetminë dhe verën në maksimum”.

Zhvishet Françeska e Big Brother